“Çmenduri”, Koreshi: Rregullorja e re, antikushtetuese. Opozitës po i hiqet çdo e drejtë, deputetët po trajtohen si kriminelë
Deputeti demokrat Saimir Koreshi në një intervistë për “Ora Neës” u shpreh se Rregullorja e re e Kuvendit që u miratua një ditë më parë nuk e kap atë, pasi është i përjashtuar nga punimet parlamentare pas kaosit në Kuvend javën e kaluar.
“Por ajo dua të them është fakti se Rregullorja e re është në kufijtë e antikushtetutshmërisë.
Sepse këtu opozitës fillimisht po i hiqet e drejta e fjalës, e drejta e votimit dhe tashmë pas asaj të djeshmes opozitës po i hiqet edhe dalja në punë.
Dhe për çfarë? Sepse ne po kërkojmë komisionet hetimore.
Dhe nuk mundët që një roje te dera që është punonjësi i Gardës të mos lejojë deputetin të futet në Kuvend apo edhe më keq ka kapë atë për trupi.
Nuk mund të trajtohet një deputet si një kriminel ordiner siç bëjnë gardistët me urdhrin politik të Lindita Nikollës.
Kjo që po ndodh është çmenduri, dhe patjetër që situata do të vijë të agravohet nga dita në ditë”, theksoi ligjvënësi demokrat Saimir Koreshi.



