MEME OF THE DAY/ Blushi: Rama në Angli mes luksit, teksa shqiptarët mbërrijnë atje me gomone

MEME OF THE DAY/ Blushi: Rama në Angli mes luksit, teksa shqiptarët

Partia e Lirisë ka reaguar lidhur me zhvillimet që vijnë nga Britania e Madhe atje ku prej 3 ditësh kryeministri i vendit Edi Rama po zhvillomn një vizitë zyrtare, ku në fokus të saj janë krimi shqiptar dhe emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve në ishullin britanik.

Përmes rrjeteve sociale, Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi teksa publikon një meme të përgatitur me mjeshtëri nga Genc Sejko, shprehet se Kryeministri “i eksodit” udhëton me avion personal në Britaninë e Madhe mes luksit të shfrenuar dhe sigurisë, ndërkohë shqiptarët e varfër dhe të pashpresë, për shkak të keqqeverisjes së tij, rrezikojnë jetën duke kaluar La Manshin me gomone.

“Për të qeshur dhe për të qarë nga kjo MEME OF THE DAY!

Kryeministri i eksodit udhëton me avion personal në Britaninë e Madhe mes luksit të shfrenuar dhe sigurisë, ndërkohë shqiptarët e varfër dhe të pashpresë, për shkak të keqqeverisjes së tij, rrezikojnë jetën duke kaluar La Manshin me gomone!

Meme e përgatitur nga Genc Sejko! Shpopullim”, shprehet Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi.

britania e madhe edi rama angli britania shqiptarët gomone emigracioni

EMISIONET