Me VIDEO e “Sy m’sy”/ “U bëre bozë para ekranit, një kryeministër ka detyra” - Rama i përgjigjet komentuesit: Sa hap sytë mendoj ...
Kreu i qeverisë Edi Rama iu përgjigj komentit të një përdoruesi të “Facebook”, që thotë se “kryeministri ka detyra të tjera, në vend që të rrijë kaq shumë para ekranit”.
“Mirëmëngjes, u bëre bozë çdo ditë para ekranit. Mesa dimë, një kryeministër, ka punë dhe detyra nga ta nisë ditën e re. Nejse, për qytetari po ju dëgjojmë, se do na shuani kureshtjen për të rejat që do të thoni. E kemi nisur punën dhe ditën e re që në orën 5 të mëngjesit”, ishte komenti i qytetarit.
“I dashur Keli, puna ime është të udhëheq, duke lexuar, punuar, analizuar, diskutuar, vendosur, mbikqyrur, koordinuar, harmonizuar dhe informuar. Edhe këto dritare të reja që kam hapur këtu janë për të debatuar, sikurse po bëjmë bashkë dhe për të informuar, sikurse bëra për marrëveshjen e djeshme në Abu Dhabi, që dhe ti e komentove. Unë them që dita nis me ty.
Nis me ty, sepse sa hap sytë, mendoj se çfarë do bëj sot, me mandatin që më është dhënë, për vendin tënd dhe timin, për njerëzit e këtij vendi”, u përgjigj Rama.


