Foleja “sekrete” e “Harabelit”, Kalaja: As Zoti s'e shpëton dot Erionin! Njëri prej çiftit Veliaj-Xoxa është kthyer në bashkëpunëtor i drejtësisë, operacioni në apartamentin e “Cash”-it është dekonspiruar
Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar kontrolle të tjera në procedimin e nisur ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Mësohet se rreth mesditës të së martës agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në godinën ku ndodhej qendra “Harabel” e administruar nga Ajola Xoxa.
Aty ishin ngritur dyshime se bashkëshortja e Veliajt kishte dhe një apartament që përdorej kryesisht si magazinë.
Lidhur me këtë kontroll të dytë avokatja Adriana Kalaja në një intervistë për “Ora News” u shpreh se për këtë banesë sekrete kishin dijeni vetëm dy persona: Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj.
“Se cili prej të dyve ia ka dhënë këtë informacion SPAK-ut mbetet për t’u mësuar, dhe pas kësaj kemi të bëjmë me faktin se ndaj dy personave në fjalë kemi një pozitë të rënduar penale.
Së pari, bëhet fjalë për 4 akuza mjaft të rënda dhe personi kryesor në këto hetime është Erion Veliaj, dhe hetimet e tjera kanë sjellë nevojën për hetimin e pjesëtarëve të tjerë të familjes së tij.
Pasi janë miliona euro të dyshimta dhe në krye të kësaj piramide qëndron Erion Veliaj, ndërsa pjesëtarët e tjerë që janë përfshirë në këtë çështje i kanë pikërisht për shkak të lidhjeve të ngushta që ata kanë me personin Erion Veliaj. Dhe hetimet do të tregojnë dhe rolin e Elman Abules në këtë çështje.
Dhe nuk janë sekuestruar vetëm aparate telefoni, dhe përveç akteve shkresore që janë gjendur në apartamentin sekret dhe këtu kemi të bëjmë me faktin se njëri nga çifti Veliaj-Xoca ka vendosur të bëjë bashkëpunëtorin e drejtësisë, dhe ky apartament është quajtur dhe si apartamenti “Cash”, pra aty bëheshin transaksionet me lekë në dorë.
Së dyti, është dhe fakti i dekonspirimit të operacionit, kjo për faktin se 5 minuta para se të mbërrinin agjentët e BKH-së ajo është larguar nga apartamenti dhe ka pasur kohë që të pastrojë vendin e hetimit.
Është gjendur një kasafortë e madhe në apartament dhe ajo ka qenë e boshatisur.
Dhe një nga mënyrat për pastrimin e parave janë dhe veprat e artit dhe jo pa qëllim Ajola Xoxa u bë kuratore e një qendre të tillë si “Harabel”.
Një pjesë e këtyre veprave ka dyshime se janë origjinale dhe janë pjesë e veprave të vjedhura nga Galeria e Arteve, e cila prej vitesh është e mbyllur dhe nuk dihet sot se ku ato janë arkivuar.
Dhe nisur nga të gjitha këto të dhëna, dhe për faktin se SPAK-u thotë se janë të vërtetuara këto 4 vepra penale, dhe është e pashpjegueshme se pse ai ende nuk është arrestuar kur dihet se ai i ka të gjitha mundësitë për prishjen e provave dhe fakteve që e lidhin atë me faktin kriminal.
Por pavarësisht se çfarë po bën ai është e sigurtë se jo Dumani, por as vetë Zoti nuk e shpëton dot Erion Veliajn, vetëm nëse ai bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë”, u shpreh ndër të tjera avokatja Adriana Kalaja.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AVOKATEN ADRIANA KALAJA NË “ORA NEWS”
Hetimet e deritanishme
Burime bëjnë me dije se aty janë sekuestruar disa kontrata që konsiderohen me vlerë për hetimin e Prokurorisë së Posaçme.
Për veprimet e tij SPAK kërkoi dhe më pas mori dhe vendimin e GJKKO-së duke plotësuar dosjen e hapur me katër akuza atë të korrupsionit pasiv dhe aktiv, fshehjes ose mos deklarimit të pasurive dhe pastrim i produkteve penale.
Megjithatë, ende nuk ka një akuzë të ngritur ndaj një emri konkret.
Në fillim të dhjetorit BKH trokiti në derën e Veliajt ku sekuestroi telefonin e Ajola Xoxës e së bashku me të kontrolluan ambientet e qendrës “Harabel”.
Në të njëjtën ditë mbërritën dhe në banesën ku qëndronte vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj dhe nëna e tij.
Procedurat vijuan më tej me marrjen në pyetje të Ajola Xoxës, por edhe të vetë kryebashkiakut.
Po ashtu, dëshmi iu mor Elman Abules dhe bashkëshortes së tij, por dhe ndërtuesit të kompleksit ku ka banesën kryetari i Bashkisë.
Sipas SPAK-ut, procedimi nisi pas nëj kallëzimi ku u gjetën element të veprave penale
Vetë kryetari i Bashkisë është shprehur se padia është bërë nga Nesti Angoni duke shtuar se ai nuk ekziston në regjistrin e Gjendjes Civile.






