Kryetari i Bashkisë Devoll në GJKKO, nis gjyqi ndaj Eduard Duros dhe zyrtarëve të Bashkisë Devoll

Kryetari i Bashkisë Devoll në GJKKO, nis gjyqi ndaj Eduard Duros dhe

Gjykata e Posaçme shqyrton sot në seancë paraprake kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të çështjes ndaj kryebashkiakut socialist të Devollit, Eduard Duro, ish-administratores së Bilishtit dhe tre zyrtarëve të Bashkisë Devoll.

Ata akuzohen për “shpërdorim të detyrës”, vepër që, sipas SPAK, e kanë konsumuar teksa kanë licensuar në kundërshtim me ligjin një pikë karburanti në Bilisht.

“Këtë të enjte u zhvillua seanca paraprake në GJKKO për kryetarin e Bashkisë Devoll Eduart Duro, i akuzuar për “shpërdorim detyre” nga Prokuroria e Posaçme.

Të gjithë të pandehurit, përmes avokatëve të tyre kanë kërkuar pushimin e çështjes, me argumentin se fakti penal nuk ekziston. Seanca u shty për të premten e ardhshme, datë 24 janar, ku avokati i Eduart Duros do paraqesë disa dokumenta, e më pas Gjykata e Posaçme do shpallë vendimin për kalimin e dosjes për gjyq.

Hetimet për Duron u mbyllën një muaj më parë nga SPAK, ku kryebashkiaku socialist u mor i pandehur për akuzën “Shpërdorim detyre” për dhënien e lejes së një pike karburanti që ishte ndërtim pa leje”, raporton gazetari Edison Vatnikaj.

Personat e hetuar në Bashkinë Devoll: Eduard Duro, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Mali, akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal dhe Vojsava Bregu për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.”

EMISIONET