Mblidhet sot Komisioni hetimor për Shëndetësinë, por a do të shkojnë socialistët?

Sot në orën 13:00 pritet të mbahet seanca e radhës e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë. Mbledhja e sotme vjen pas 4 seancave të bojkotuara nga mazhoranca.

Ndërkohë sot opozita dhe mazhoranca do të diskutojnë sot për planin paraprak të hetimit e kërkesat e dakordësuara për informacion.

PS do të kthehet në tryezën e punës, ka gati edhe propozimin për planin paraprak të hetimit.

Partia Socialiste do të propozojë përfshirjen në planin e hetimit parlamentar të vizitave në terren për të parë nga afër sesi janë zbatuar kontratat: ajo e check-upet dhe sterilizimit, si dhe intervista të ndryshme me stafin dhe pacientët.

Një ditë para rimbledhjes së Komisionit Hetimor për Kontratat e Partneritetit Publik Privat në Shëndetësi, mazhoranca ka hartuar tashmë një Plan më të detajuar Hetimor të cilin do ta prezantojë sot në mbledhjen e koordinuar të komisionit.

Ndonëse opozita pretendonte për bojkot të komisionit, ekspertët e thirrur nga mazhoranca kanë punuar intensivisht për të pasur gati draftin që pritet të miratohet në mbledhjen e ditës së nesërme.

Dokumenti është një plan shumë i detajuar që përcakton qartë hapat parlamentarë që duhen ndjekur për hetimin e kontratave të partneritetit publik privat në sektorin e shëndetësisë.

Struktura organizative e Planit Hetimor ka 7 hapa si më poshtë.

Hapi 1: Përcaktimi i Qëllimeve dhe Objektivave të Hetimit;

Hapi 2: Përcaktimi i Kufijve dhe Juridiksionit të Hetimit;

Hapi 3: Strukturimi i Ekipit Hetimor;

Hapi 4: Planifikimi i Procesit të Mbledhjes së provave;

Hapi 5: Seanca të Dëgjimit dhe Analizë;

Hapi 6: Raportimi dhe Rekomandimet;

Hapi 7: Ndërmarrja e Veprimeve të Mëtejshme

Drafti i ekspertëve të mazhorancës ka të përcaktuar qartë edhe kalendarizimin e Planit Hetimor duke iu përmbajtur afatit 4 mujor të miratuar nga Kuvendi.

Po kështu janë parashikuar edhe vizita në terren për të parë zbatimin e kontratave, si dhe intervista të ndryshme me stafin dhe pacientët.

Mazhoranca propozon edhe një plan veprimi për zbatimin e rekomandimeve, duke përfshirë afatet dhe përgjegjësit.

EMISIONET