Seanca maratonë në Kuvend, Noka “ndez” debatin: A është gati Edi Rama të flasë sot për McGonigal?
Pak minuta para nisjes së seancës maratonë në Kuvend, demokrati Flamur Noka në një prononcim të shkurtër për “Ora News” deklaroi se opozita është gati në këtë përballje.
Por ai ngriti dyshime nëse e njëjta gjë ndodh për kryeministrin Edi Rama, i cili proitet të përgjigjet akuzave për lidhjen e tij me ish-zyrtarin e arrestuar tashmë të FBI-së Charles McGonigal.
“Ne jemi të përgatiru për këtë seancë. Por duhet të pyesni Ramën a është gati ai të japë llogari. Pyeteni atë se ai ka frikë nga drejtësia amerikane”, u shpreh shkurtimisht Noka ndërsa oiu drejtua godinës së Kuvendit të Shqipërisë.