Mas*akra me 3 viktima në Shkodër/ Blushi: Dëshmi e revanshit të krimit me imunitet narkoqeveritar

Mas*akra me 3 viktima në Shkodër/ Blushi: Dëshmi e revanshit

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me atentatin e sotëm në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë 3 persona, mes tyre Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Sipas Blushit, ‘masakra me 3 viktima në Shkodër është një dëshmi e radhës tronditëse e revanshit të krimit me mbështetje dhe imunitet narkoqeveritar’.

‘Narkopolicia vërtetoi sonte se është një eksortë e grupeve më të rrezikshme kriminale dhe një strukturë e orientuar qartë nga Edi Rama për të luftuar vetëm opozitën dhe popullin, por jo mafian së cilës i shërben me besnikëri, devotshmëri dhe përulësi’, shkruan Blushi në Facebook.

Masakra me 3 viktima në Shkodër është një dëshmi e radhës tronditëse e revanshit të krimit me mbështetje dhe imunitet Narkoqeveritar.

Narkopolicia që rrëmbeu në mënyrë terroriste Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, që dhunon dhe arreston protestues paqësorë, vërtetoi sonte se është një eksortë e grupeve më të rrezikshme kriminale dhe një strukturë e orientuar qartë nga Edi Rama për të luftuar vetëm opozitën dhe popullin, por jo mafian së cilës i shërben me besnikëri, devotshmëri dhe përulësi.

EMISIONET