Malësia: Ramës i kanë dalë parashikimet për zgjedhjet, Ai ka një besim mbi kontrollin e sistemit
Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Xhoi Malësia tha se Ramës i kanë dalë parashikimet qysh në zgjedhjet e fundit ku parashikoi rezultatin.
Malësia: Ramës i kanë dalë parashikimet qysh në zgjedhjet e fundit, por është shqetësuese kur e di kryeministri se sa do të dalë rezultatin me saktësi. Kryeministri ynë del nga Vlora dhe i shënon në fasoletë restoranti sa do të dalin dhe zgjedhjet dalin ashtu.
Ai ka një besim mbi kontrollin e sistemit dhe kjo është e frikshme. Është gati e pamundur që ta dish një rezultat zgjedhor me saktësi. As në SHBA nuk ndodh një gjë e tillë. Nga buron informacioni i Ramës për zgjedhjet.