Macron ngre dolli në Pallatin e Brigadave dhe flet shqip! Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare

Presidenti francez, Emmanuel Macron mbajti fjalën e tij në Pallatin e Brigadave në pritjen që u bë për nder të vizitës së tij në Shqipëri. Kjo është vizita e parë e një presidenti francez në gjithë historinë e Shqipërisë.

Macron u ndal tek sfidat me të cilat po përballet sot BE-ja mes rrezikut nga luftrat, ku aktualisht ka ndodhur një sulm terrorist në qëndër të Brukselit.

Macron theksoi mbështetjen e Francës për integrimin e Shqipërisë në BE sa më shpejt.

Bëri dhe një batuëtë, pasi Rama shpesh e ka quajtur integrimin një dasëm që po vonon. Ndërsa Macron tha që termat integrim, proces, procedura nuk janë aspak erotikë.

Presidenti francez përshendeti marrdhënien franko-shqiptare dhe në fund fare foli edhe shqip. Pas fjalimit shkoi tek kryeministri Rama duke ngritur një dolli.

Emmanuel Macron: “Europa jonë është tronditur dhe jemi këtu duke e përmendur bashkë sulmin në Bruksel dhe tregon evidencën e asaj që ju jeni evropiane. Ka disa rrugëtime që tregojnë mes vendeve lidhjen e fortë historike që kemi. Vizita e parë dy paleshë e një presidenti francez që nga shpallja e pavarësisë. Është kënaqësi që jam këtu kryeministër. Miqësia mes dy popujve tanë është historike.

Dua tju theksoj mbështetjen e Francës për atë që ne e quajmë procesi i zgjerimit, por është vështirë të bëhet një proces zgjerimi, sidomos kur ka këtë emër dhe sidomos kur flasim për kapituj dhe procedura. Nuk ka asgjë më pak erotike se termat që kemi zgjedhur. Ne përpiqemi të shpjegojmë se është histori dashurie, formë dashurie. Është një gjeni evropiane që e kemi në ekskluzivitetin dhe quhet burokraci.

Një proces zgjerimi preferoj ta quaj ri-takim apo ribashkim. Mjafton të shohim një hartë dhe të shohim historinë tonë për të kuptuar që kjo Evropë nuk do zgjerohet duke ju pritur, sepse ju jeni  në qendër mjafton të shohim historinë tuaj për t’ju thene se nuk do zgjerohemi por do të bashkohemi sepse ju keni qenë që në fillim. Ju e keni frymëzuar këtë kontinent. Ky kontinent është një bisede. Momenti që na jepet falë jush mund të themi për Ballkanin është vendi në zemër të Europës. Përtej kësaj kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike. Dua të përshëndes marrëdhëniet tona.

Po e ngre gotën time për Shqipërinë (flet shqip) për popullin shqiptar për çastet e veçanta e që na bashkojnë, që do t’i ndërtojmë bashkë. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare.”

EMISIONET