Lulzim Basha thërret Kuvendin Kombëtar të PD në 2 shtator. Do preket Statuti

Kryesia e Partisë Demokratike zyrtare e mbledhur nga kryetari i saj Lulzim Basha ka vendosur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 2 shtator.

Kryetari i PD-së i propozoi Kryesisë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, propozim që u miratua pa asnjë mëdyshje nga të pranishmit në sallë.

Agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë:

Ndryshime statutore;

Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore;

Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.

Një ditë pas fitores së zgjedhjeve në Partinë Demokratike, kreu i saj Lulzim Basha ka mbledhur sot Kryesine dhe Kolegjin e Kryetarëve.

"Mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, përveç mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, ka vendosur si prioritet luftën ndaj korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.

Shtatori do të sjellë edhe 2 nisma kundër korrupsionit nga Partia Demokratike:

1. Kërkesën për hetim parlamentar të fondeve të IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive.

2. Ridërgim i kërkesës për hetimin parlamentar të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit, përveç pasurimit të pushtetarëve",  njofton PD.

Të pranishëm në mbledhje

1. Lulzim Basha
2. Fitim Zekthi
3. Taulanda Jupi
4. Arbi Agalliu
5. Gazmend Koduzi
6. Oriola Pampuri
7. Gentian Gaba
8. Kreshnik Çollaku
9. Flutura Açka
10. Merita Bakiu
11. Xhemajl Gjunkshi
12. Enkelejd Alibeaj
13. Taulant Zeneli
14. Endri Hasa
15. Indrit Sefa
16. Roland Bejko
17. Jemin Ngjana
18. Agron Kapllanaj

Nuk ishin në mbledhje

1- Gazment Bardhi
2-Helidon Bushati
3-Lefter Geshtenja
4-Saimir Korreshi
5-Bledjon Nallbati
6-Dhurata Cupi
7-Dashnor Sula
8-Juela Hamati
9-Jonila Godole

Kanë dhënë dorëheqje

1-Jorida Tabaku
2-Flamur Hoxha
3-Oriela Nebiaj

lulzim basha pd isa myzyraj

EMISIONET