Luftë nervash në Kuvend/ Pas përjashtimit, PS i akuzon demokratët edhe për falsifikim, Opozita: Rama po provokon!

Tensionet jashtë dhe brenda parlamentit të së hënës janë shoqëruar me nismën e socialistëve për përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit të Sali Berishës, Flamur Nokës, Edi Palokës dhe  Belind Këlliçit

Shkak është bërë kërkesa e paraqitur në seancë ndaj Berishës, por edhe bilbilët. Dokumenti pritet të shqyrtohet të mërkurën në Komisionin e Etikës, që më tej do të marrë vendim për përjashtimin e tyre ose jo me 10 ditë.

Me këtë kërkesë numri i demokratëve që nuk do të jenë në seancën e së enjtes shkon në 12, teksa opozita ka deklaruar një tjetër protestë.

Për opozitën gjithçka ka ndodhur ka qenë provokim nga socialistët.

Petrit Vasili: Parlamenti i Shqipërisë as është, as ka për të qenë pronë e Edi Ramës, as e Lindita Nikollës dhe as kërkujt tjetër. Është institucion që ka emëruar dhe çemëruar 13 kryeministra gjatë pruralizmit dhe këtë kryeministët të parin dhe të vetmin që e refuzon parlamentin dhe të vetshkaruar aktualisht. Parlamenti duhet të marrë të tëra proçedurat përkatëse.

Nuk është vetëm kjo nisma e socialistëve. Komisioni u Etikës diskutoi në mesditë mbi firmat e kërkesës për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen "McGonigal".

Mazhoranca ka ngritur pretendimin se nënshkrimet e Oerd Bylykbashit dhe Belind Këlliçit janë të falsifikuara.

E për këtë u vendos që vetë parlamentarët të paraqiten në Komision për të dhënë argumentet e tyre mbi këtë situatë.

Luftë nervash në Kuvend/ Pas përjashtimit, PS i akuzon

EMISIONET