“LUFTË” ME MUNDËSINË PËR 1 MANDAT! Nis rinumërimi i votave, gjithë partitë kanë më shumë se realja

Nisja e rinumërimit të votave në Tiranë ka bërë që thuajse të gjitha partive tu hiqen votat. Komisionerët u kanë quajtur dhe fletët e pavlefshme. Megjithatë ndryshimi nuk prek ndarjen e mandateve, por PD thekson se lufton për deputetin e 14 që kërkon t’ia marrë partisë mundësia

24 grupe pune me komisionerë të emëruar nga KQZ nisën prej mëngjesit të kësaj të mërkure rinumërimin e votave të Tiranës. Në 11 maj, në kryeqytet ps mori 19 mandate, ndërsa PD 13.

Partia “Mundësia” renditet forcë e tretë me 2 ulëse, dhe nga një deputet kanë PSD, lëvizja bashkë dhe koalicioni nisma “Shqipëria Bëhet”.

Probleme u shfaqën që në kutitë e para, por ku fillimisht të 9 forcave kryesore në garë rezultojnë tu jenë dhënë më shumë vota nga sa kanë realisht. Rezultati deri në mesditë nuk prek ndryshim mandatesh

PD lufton për të marrë mandatin e 14 me Partinë Mundësia të Agron Shehaj që i ndan 1235 vota. Ndërsa PS është e mbrojtur me numrin 19 me rreth 5 mijë vota

Nga PD, Belind Këlliçi thekson se selia blu synon të marr deputet nga rinumërimi.

Rinumërimi i fletëve vijon paralelisht me kandidatët e listës së hapur.

Në 11 maj nga PD Jorida Tabaku ka marrë mandatin e ndjekur nga Ilir Alimehmeti me 2300 vota më pak.

Ndërsa nga PS sfida mbetet mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit me diferencë 140 vota.

EMISIONET