ASNJË TOLERIM NË BREGDET! Kumbaro: Dënime kush hedh plehra dhe kush zapton hapësirat në plazhe publike
Nuk do të ketë tolerime për atë që hedhin mbetje jashtë zonave të caktuara dhe as për ata që do shfrytëzojnë për biznes privat hapësirat publike në bregdet. Me këtë paralajmëron ministrja Mirela Kumbaro ka kërkuar angazhimin e Policisë së Shtetit dhe asaj bashkiake
Sezoni turistik veror në bregdet ka nisur me numër të lartë pushuesit.
Për të rritur sigurinë, pastrimin e brezit ranor, por edhe garantimin e hapësirave publike në terren janë ngarkuar grupe pune.
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka vijuar me inspektimin në Durrws ku theksoi se nuk do ketë tolerancë ndaj shkeljeve.
Ajo theksoi se privatët nuk duhet të futen në zonat e vendosura si plazhe publike
“266 plazhe publike pas datws 30 do tw kenw tabelat publike dhe gati pwr pushuesit”.
Ndëshkim paralajmëroi këdo që nuk respekton mjedisin qoftë biznes dhe individ
Kumbaro kërkoi që të respektohet kufiri i garantuar për not dhe për ata që duan të argëtohen me mjete lundruese


