Llatja: Elbasani kantier ndërtimi, investime në çdo fshat

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Elbasanit kërkoi mbështetjen e banorëve të fshatit Dopaj për një tjetër mandat. Gledian Llatja tha se Elbasani është kthyer në kantier ndërtimi ndërsa premtoi investime edhe në zonat rurale.

Në fshatin Dopaj, Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Elbasan u kërkoi banorëve që të reflektojnë para se të shkojnë në kutinë e votimit.

Tha se kandidati përballë nuk është kujdesur kurrë për fshatin por ka trokitur në dyretë e tyre vetëm për vota.

Gledian Llatja premtoi se në mandatin e dytë do të ketë investime të rëndësishme jo vetëm në qytet por edhe në zonat rurale.

Në katër vite tha Llatja fshatrat kanë ndryshuar e e disa prej tyre janë kthyer në destinacione për vizitorët vendas e të huaj.

 

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET