Listat ndezin parafushatën/ Lita: PD dhe PS mund të bashkojnë besnikët dhe anonimët për ndryshimin e Kushtetutës dhe SPAK-ut

Listat ndezin parafushatën. Në këtë start, përballja më interesante duket se është ajo mes kryeministrit Edi Rama dhe Euroatlantikut Lulzim Basha. 

Një përballje me replika dhe kundër replika me përgjigje dhe kundërpërgjigje që mesa duket do të vijojë gjatë. 

Këto replika me video në distancë mes batutave, humorit dhe talljes reciproke po mbajnë gjallë mungesën e influencerave pas mbylljes së "TikTokut".

Mes gazit të pafund të Bashës, ironisë së kryeministrit, gjestet e Flamur Nokës në Kuvend, shëtitjeve me biçiklet në shi të Jenisherit, kjo parafushatë po dhuron spektakël për të gjithë.

Me publikimin e listave të kantidatëve për deputet, veçanërisht në atë që konsiderohen si zona e sigurt, befas në fushatë dhe nëpër ekrane por edhe në emisione politike po shohim të shfaqen emra të rinjsh. Kjo na ka treguar se sa lehtë kalon rruga në Kuvend dhe njëherësh sesa rastësisht dhe padrejtësisht mund të bëhesh pjesë e politikës në Shqipëri.

Për të folur më shumë për këtë temë, i ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte i ftuar gazetari Lavdrim Lita, i cili shprehu sesi e ka parë proçesin të hartimit të listave, qoftë nga PD qoftë dhe nga PS të cilat patën një strategji krejt të ndryshme.

" Duhet ti bëjmë një diagnozë listës. Një listë besnike e kultit të zotit Berisha. Njerëz që në pjesën më të madhe kanë qenë bashkëudhëtar të zotit Berisha, të zotit Basha në të kaluarën.

80% e drejtuesve politikë të zotit Berisha janë 80% të drejtuesve politikë të zotit Basha. Kam bërë një listë dhe gjysma e deputetëve të listës së Bashës është gjysma e listës së mbyllur të zotit Berisha.

Nuk është se ka rithemelim të PD-së. Në fakt është e njëjta strukturë që ka vijuar ndër vite e dekada brenda PD-së.

Lista e hapur apo primaret është shitur si një proces i sukseshëm në 2023 që nuk ishte i suksesshëm.

Nga 61 kantidatë për bashkitë e vendit vetëm 6 arritën të fitonin. Partia Demokratike e sotme është një parti më e mbyllur seç kemi parë në zgjedhjet e mëparshme.

Nga ana tjetër Partia Socialiste është e përbërë me anonim të suksesshëm. Në fakt ata sot janë ministra, do jenë deputettë në 12 Maj kur të dalin rezultatet.

Si PD dhe PS ka një llogjikë pse ka besnikë dhe anonimë, sepse mund të jetë dhe projekti që në vjeshtën e 2025 mund të bashkohen forcat e besnikëve dhe të anonimëve për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të ndryshuar SPAK-un. Mund të jetë një plan që nuk na e thonë, por këto lëvizje bëhen për një qëllim të caktuar", u shpreh Lita.

EMISIONET