“Ligji i sponsorizimit, pas basteve!” FSHF kërkesë Qeverisë, Duka: Nisma sjell zhvillim dhe përfitime

Komuniteti i Sportit kërkon nga qeveria miratimin e ligjit të Sponsorizimeve, pas atij për rikthimin e basteve sportive Online. Kreu i FSHF, theksoi përfitimet e ligjit për Sportin e qeverinë në prezantimin e projekteve për stadiumin e Korcës, për të cilin Rama tha se do të ofrojë më shumë se një ndeshje!

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon nga maxhoranca miratimin e ligjit për sponsorizimin e sportit! Armando Duka i përsëriti kërkesën kryeministrit Edi Rama gjatë prezantimit të projekteve për Stadiumin e Korçës.

Pas rikthimit të basteve sportiive vetëm online, komuniteti i Futbollit në Shqipëri kërkon nga qeveria ligjin e Sponsorizimeve të Sportit!

Kryetari i FSHF, Armand Duka theksoi para Edi Ramës përfimet e dyanshme.

Armando Duka, kreu i FSHF-së: “Do shfrytëzoj çdo moment dhe çdo mundësi për t’ju bindur juve, qeverinë që ju drejtoni, parlamentin për ligjin e sponsporizimit. Ju garantoj që duke qenë edhe i fushës, nuk do të jetë një peshë e përhershme e buxhetit, nuk do të jetë një shpenzim i pakthyeshëm. Por përkundrazi, do të jetë një investim shumë i suksesshëm”.

Në prezantimin e tre projekteve ndërkombëtare për ndërtimin e stadiumit të ri “Skënderbeu”, në Korçë, Rama tha se ai do të ofrojë më shumë se një ndeshje!

Edi Rama, kryeministër: “Për të transformuar sportin dhe futbollin në radhë të parë në një mundësi të shtuar për turizmin duke ofruar infrastrukturë, logjistikë për skuadrat e huaja që të vijnë të stërviten në Shqipëri”.

Projektet synojnë transportimin e Stadiumit “Skënderbeu” në një kompleks sportiv me shërbime të ndryshime sipas modelit të “Air Albania” në Tiranë.

Fitues i konkursit u shpall projekti i studios arikutekturore nga Danimarka e quajtur CEBRA.

Veç Korçës, qeveria ka çelur konkurse ndërkombëtare edhe për stadiumin e Vlorës dhe Durrësit!

edi rama fshf duka armando duka

EMISIONET