Lidhja e Ramës me agjentin e burgosur të FBI-së, Noka: Po dalin faktet, SPAK të mos rrijë kaps, të nisë hetimet!

Lidhja e Ramës me agjentin e burgosur të FBI-së, Noka: Po dalin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme të nisë menjëherë hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me skandalin e përfshirjes së tij në dosjen hetimore ndaj ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal.

Përmes rrjeteve sociale, Noka thotë ndërsa faktet po dalin një e nga një, aktakuza ndaj McGonigal qartëson dy momente. Sipas Nokës faktin që Edi Rama ka paguar me para të pista McGonibal për të sulmuar e bllokuar opozitën, pra korruptim me para korrupsioni.

Si dhe provon që Edi Rama me ndërhyrjen e MCGonigal shkelmon sanksionet e SHBA-ve, duke i dhënë dy koncensione 35-vjeçare oligarkut rus Deripaska, të cilin e shpall investitor strategjik në Shqipëri,

“Po dalin faktet një e nga një.

Aktakuza ndaj McGonigal qartëson dy momente:

1. Rama ka paguar me para të pista McGonibal për të sulmuar e bllokuar opozitën. Korruptim me para korrupsioni.

2. Rama me ndërhyrjen e MCGonigal shkelmon sanksionet e SHBA-ve, duke i dhënë dy koncensione 35-vjeçare oligarkut rus Deripaska, të cilin e shpall investitor strategjik në Shqipëri,

Në këto 32 vjet, asnjë qeveri shqiptare, e djathtë apo e majtë, nuk ka lejuar investime ruse. Vendi ynë ka qenë i orientuar drejt Perëndimit. Për herë të parë në 32 vjet, investimet strategjike na i sjellin nga Rusia.

Minimumi dorëheqje!

SPAK të mos rrijë kaps, të nisë hetimet!

Tani disa pyetje për ambasadoren Yuri Kim.

A është ky rast, korrupsion madhor?

A është rasti i Deripaskës thyerje e sanksioneve amerikane nga Rama dhe cënim i sigurisë së SHBA-ve?

A janë fakte të mjaftueshme që të mos fshiheni por të reagoni?”, shprehet deputeti demokrat Flamur Noka.

agjenti i fbi edi rama charles mcgonigal fbi flamur noka

EMISIONET