"Lëvizjet e qeverisë, bashkëpunim me..."/ Balliu: Këto janë lojërat e Kryeministrit, që zgjidhin hallet e tij

"Lëvizjet e qeverisë, bashkëpunim me..."/ Balliu:

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar pas ndryshimeve në Qeveri që Kryeministri Rama njoftoi mbrëmjen e sotme.

Sipas deputetit demokrat riformatimi i qeverisë nuk zgjidh hallet e shqiptarëve, por të kryeministrit.

Postimi i plotë i Klevis Balliut:

Lëvizjet në qeveri Rama i ka bërë në bashkëpunim me Ballukun dhe Agasin.

Pasi hyrjet e reja janë ish drejtorët e Ballukut dhe individë të përfshirë në skandalet e Agasit.

Këto janë lojëra të Ramës që zgjidhin hallet e tij dhe jo të Shqipërisë.

Problemet në vendin tonë zgjidhen me dorëheqjen e Ramës dhe hapjen e rrugës për qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndaj të shtunën në orën 18:00 në protestë kundër narkoshtetit dhe lojërave të tyre.

EMISIONET