Kuvendi i Bashës me 2 shtator, Jupi: PD është ndarë nga Berisha njëherë e përgjithmonë
Anëtarja e kryesisë në PD, Taulanda Jupi ishte e ftuar në studion e lajmeve në Ora News. Jupi tha se kuvendi i 2 shtatorit do ta rivitalizojë PD dhe se Partia Demokratike me Berishën është ndarë një herë e përgjithmonë.
"PD ka qenë në betejë të vështirë. Kuvendi i datës 2 shtator do jetë një kuvend i madh. Pas 2 viteve ka ndodhur ajo që duhet të ndodhte. Partia Demokratike nuk ka më asnjë moment për të humbur. Në harkun e 2 viteve secili ka pasur kohë të reflektojë.
Dyert e Partisë Demokratike janë të hapura për këdo që të jetë në përputhje me qëndrimet e PD. Kuvendi i 2 shtatorit do ta rivitalizojë gjithë partinë demokratike. Me Berishën Partia Demokratike është ndarë njëherë e përgjithmonë", tha ndër të tjera Jupi.