Ku janë këta?! Këlliçi u përgjigjet kritikëve për posterin: Një drejtor i Veliaj kushton 25 mln euro, po pres reagim

Një poster i tij kundër korrupsionit shkaktoi polemika të shumta. Por kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i ftuar në "Ora e Betit" thotë se ata që u shqetësuan ndaj luftës pa etikë të tij ndaj korrupsionit ëhstë mirë që të jenë po aq të zellshëm ndaj denoncimit të tij të bërë sot, ku sipas tij një drejtor i Veliaj u kushton qytetarëve të Tiranës 25 mln euro.


Belind Këlliçi: Pasi bëra një denoncim ende jam në pritje të reagimeve të këtyre që ishin shqetësuar, shoqatave, urdhrit të psikologut, personazheve publike që kanë profile fake që keqpërdorin komunitetet fetare, ish-ambasadorëve shqiptarë në Amerikë të diskretituar nga SHBA se kanë vjedhur fondet e rindërtimit të godinave të Ambasadës, ku janë këta në lidhje me Mariglen Qaton që na kushton 25 mln euro. Vetëm një drejtor i Erion Veliaj na kushton 25 mln euro. Ku janë këta? Se i shoh shumë të qetë. Këta që u shqetësuan nga lufta ime pa etikë ndaj korrupsionit.Ku janë? Jam në pritje të reagimeve të tyre.

ora e betit zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET