Kryediplomati spanjoll sot në Tiranë, memorandum mirëkuptimi për integrimin në BE
Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Spanjës, Jose Manuel Albares Bueno do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Ai do të pritet në takim nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ku më pas do të mbajnë edhe një deklaratë të përbashkët për mediet.
Sipas njoftimit zyrtar të MEPJ-së, pritet që palët gjatë diskutimeve të tyre të fokusohen përveç bashkëpunimit dypalësh, edhe në trajtimin e linjave kryesore të Presidencës së ardhshme spanjolle të BE-së.
Në këtë kuadër do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi në forcim të bashkëpunimit në procesin e integrimit evropian, mes tyre.



