KRIIK 'skanon' 14 majin: Pjesëmarrje e ulët, mosfunskionimi i pajisjeve elektronike dhe gjuhë denigruese në fushatë

Pjesëmarrja e ulët, gjuha e përdorur gjatë fushatës elektorale dhe problemet teknike me pajisjet elektronike ishin disa nga vërejtjet e KRIIK për zgjedhjet vendore të 14 majit.

"Problematikat me mosparaqitjen e operatorëve apo mosfunksionimin e pajisjeve të identifikimit elektronik gjatë ditës së zgjedhjeve krijuan vonesa në një numër të caktuar qendrash votimi. Trajtimi që ju bë problematikës nga klasa politike apo dhe një pjesë e medias nuk i shërbeu sqarimit të opinionit në lidhje me natyrën e  vërtetë të problemit duke krijuar edhe më shumë konfuzion te qytetarët.

Gjatë një konference për mediat përfaqësues të KRIIK, dhanë konkluzionet e tyre paraprake për zgjedhjet.

"Klasa politike vendimmarrëse nuk arritën  të organizojnë një proces zgjedhor i cili të jetë i ndërtuar për qytetarët dhe rreth interesave të tyre.Nuk reformoi kuadrin ligjor. Nuk u adresua asnjë rekomandim i aktorëve lokalë dhe OSBE".

Ndërkohë një tjetër çështje shqetësuese për KRIIK ishte financimi jo i duhur i partive politike për fushatën zgjedhore.

 

zgjedhjet e 14 majit

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET