Koalicioni, Meta merr mbështetjen e Kryesisë: Fuqia e Bashkimit dhe vota e Ndëshkimit do t'i hapin rrugën Ndryshimit më 14 Maj

Koalicioni, Meta merr mbështetjen e Kryesisë: Fuqia e Bashkimit dhe

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta bën me dije se ka marrë mbështetjen unanim të Kryesisë së partisë që ai drejton sa i përket nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor të opozitës për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Përmes rrjeteve sociale, Meta thotë se Fuqia e Bashkimit dhe vota e Ndëshkimit do t'i hapin rrugën Ndryshimit më 14 Maj.

“Kënaqësi të gjeja mirëkuptimin dhe mbështetjen unanime të Kryesisë të Partisë të Lirisë për nënshkrimin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Fuqia e Bashkimit dhe vota e Ndëshkimit do t'i hapin rrugën Ndryshimit më 14 Maj, nga Durrësi në Korçë dhe nga Tropoja në Sarandë gjithmonë me Tiranën në ballë të Fitores historike ndaj monizmit dhe abuzimit me taksat dhe shërbimet ndaj qytetarëve!”, deklaron kreu i PL-së, Ilir Meta.

opozita zgjedhjet e 14 majit zgjedhjet vendore zgjedhjet koalicioni ilir meta partia e lirisë opozita

EMISIONET