Berisha prezanton kandidatin për Lushnjen: Rama më shumë pushtet se Ramiz Alia. 14 maji, ndan historinë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e tij për Bashkinë e Lushnjes në zgjedhjet lokale të 14 majit, Eduart Sharka.
Berisha e quajti 14 majin si ditën që ndan historinë dhe u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë gjithçka për të ndaluar shkretimin dhe rrokullisjen e madhe të Lushnjes dhe Shqipërisë.
“Të bëjmë gjithçka për të ndaluar rrokullisjen e madhe të Lushnjes e Shqipërisë, shkretimin e kombit shqiptar.
14 maji është një datë që ndan historinë. Pas 32 ditësh jeni të ftuar të votoni kandidatin që keni zgjedhur me votë të lirë, që nuk e ka emëruar as kryetari as kryesia. Duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë e të ndalim katastrofën e shkretimit e kombit e vendit tonë.
Në 8 vite nga Shqipëria kanë emigruar në BE 937 mijë shqiptarë. Me këto ritme në 16 vite nuk dihet kush do ngelet në Shqipëri
Nuk ka popull në botë që e di më mirë çdo të thotë monizëm, e kaluam për gjysmë shekulli. Sot kemi një njeri i cili ka në duar çdo pushtet, ka pushtet më shumë se Ramiz Alia në 1991. Kemi në pushtet një njeri i cili prodhon nga mëngjesi në darkë vetëm keqësi e negativitet për shqiptarët. kemi një qeveri në të cilën të drejtat e qytetarëve shkelmohen.
Çdo socialist i ndershëm dhe qytetar i ndershëm duhet të bashkohet me ne”, theksoi ai.
Berisha theksoi se çdo socialist i ndershëm, çdo qytetar i pa parti, duhet të bashkohet me opozitën.
"Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet që ndajnë historinë sepse ne duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë dhe të ndalojmë këtë katastrofë, shkretim të kombit dhe vendit tonë. Në harkun kohor prej 8 vitesh nga Shqipëria kanë emigruar në BE, 937 mijë shqiptarë, po të përfshihen edhe vendet jo Shengen, kjo arrin mbi 1 mln.
Po të ecnim me këto ritme në 16 vite nuk dihet se kush do të jetë më në Lushnje dhe Shqipëri. Por të ndalemi pak.
Marrim vetëm Lushnjen, me fushat e saj, kodrat e kodrinat e saj valëzuese, brigjet, rërën, lagunat mrekulli natyrore, me njerëzit e saj punëtorë të ndershëm, atdhetarë me traditën e saj të themelimit të pluralizmit, vendosjes së pavarësisë së vendit, kjo Lushnje në të vërtetë është një parajsë tokësore dhe nuk mund të përfytyrojë njeriu një parajsë tjetër më të bukur se Lushnja me gjithçka ka nga natyra dhe njerëzit e saj. Por kjo nuk është vetëm Lushja, kjo kudo është Shqipëria dhe megjithatë Lushnja, Shqipëria braktiset sikur të ishte jo tokë e bekuar, por tokë e mallkuar. Megjithatë Lushnjarët punëtorë, atdhedashës, shqiptarët ardhedashës, largohen, braktisin me qindra në ditë, me mijëra në javë vendin e tyre, më shumë se sirianët që janë në luftë civile dhe të tjerët që janë konflikte.
Çfarë po ndodh me ne? Është koha që të shtrojmë këtë pyetje, çfarë do që jemi, demokratë, socialistë pa parti. Duhet të ndalemi çfarë po ndodh me ne. Një regjim ka vendosur monizmin, monizmat janë dramat më të mëdha të popujve në histori. Por nuk ka popull në botë ta dijë më mirë se ne shqiptarët se çfarë do të thotë monizëm, ne e kaluam atë për gjysëm shekulli. Sot ne kemi një pushtet, kemi një njeri i cili ka në duart e veta çdo pushtet, ka pushtet më shumë se Ramiz Aliaj në vitin 1991. Sot kemi në pushtet një njeri i cili prodhon nga mëngjesi në darkë vetëm keqësi dhe negativitet për shqiptarët. Sot kemi një qeveri në të cilën të drejtat e qytetarëve shkelmohen me këmbë. Sot ne kemi një qeveri e cila varfëron dhe mjeron qytetarët e saj me vjedhjet që bën, çdo orë, çdo ditë, çdo stinë, çdo muaj, dhe çdo vit. Atëherë a duhet të vazhdojmë ne të ecim të përgjumur, a duhet të vazhdojmë ne të qëndrojmë indiferent. Çdo socialist i ndershëm duhet të bashkohet me ne, çdo qytetar i pa parti duhet të bashkohet me ne", theksoi Sali Berisha.
PO ashtu, Berisha u shpreh se në 14 maj shqiptarët votojnë për t'i dhënë një përgjigje monizmit, për të rivendosur pluralizmin.
"Do t'ju jap një shembull, nuk e kam takuar kurrë; Ardian Koçin, drejtorin e Karavastasë, socialist i thekur më kanë thënë, ska rëndësi, por punëtor i thekur më kanë thënë. E morën e pushuan se i dha invervistë Zërit të Amerikës, nuk ishte halli i intervistës jo, por ishte halli se nuk firmoste ndërtimet e oligarkëve në Karavasta, mbronte Karavastanë. Shtrojeni ju pyetjen. Por çdo socialist i ndershëm duhet të bashkohet me ne, ta ndalim këtë të keqe të madhe, ti tregojmë vendin këtij regjimi, të dalim nga monizmi.
Liria është oksigjeni i jetës njerëzore, monizmi ndrydh lirinë, zhduk lirinë, shkelmon lirinë, ndaj dhe ne në 14 maj nuk votojmë vetëm për Eduart Sharkën, nuk votojmë vetëm për kandidatët e tjerë, por votojmë për ti dhënë një përgjigje me votën tonë monizmit, për të rivendosur pluralizmin. PD-ja është parti që solli pluralizmin, por pati dramën e saj të kontribuojë në vendosjen e këtij monizmi, sepse braktisi zgjedhjet lokale të 2019, në një akt absolutisht antidemokratik, akt antikushtetues. Çfarë do të thotë kjo. Ne nxjerrim mësime nga gabimet. Në statutin që miratuam në 11 dhjetor të 2021 vendosëm një nen; nuk ka bojkot zgjedhjes kurrë, nuk bojkotojmë zgjedhje ne sa të qëndrojmë në skenën politike.
Ne tani duhet ta bëjmë natën ditë, për t'i rikthyer Shqipërisë pluralizmin me 14 maj. Edhe si akt, të përgjegjësisë tonë. Ju keni konstatuar se çfarë qëndrimesh antikushtetuese, antidemokratike mban Edi Rama, për përpjekjet e tij të turpshme dhe kriminale për të mos lejuar PD-në të marrë pjesë në zgjedhje; jo, përpjekja e tij tregon frikën, tmerrin që ka nga vota juaj dhe ju më 14 maj, me të gjithë shqiptarët do ti jepni ndëshkimin që meriton", deklaroi Berisha.