Këlliçi nga protesta e opozitës: Vjedhjet në Bashkinë e Tiranës, më të mëdha se në Afrikë! S’do të tërhiqemi!
Demokrati Belind Këlliçi paralajmëroi para Bashkisë së Tiranës se ditët në vijim do të publikohen dokumente në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Nga protesta e opozitës ai tha se vjedhjet në bashkinë e Tiranës kanë qenë më të mëdha se në Afrikë.
“Erion Veliaj do të mbahet mend si simboli i vjedhjes dhe i hajdutërisë. Pra meje dolën shumë qytetarë. Unë në emër tuaj do të doja të kishit mbajtur një minutë heshtje për Tanush Mulletin, nipi i Qazim Mulletit.
Vjedhja që kemi parë në këto 9 vite në bashkinë e Tiranës është më e madhe se në Afrikën e Jugut. Dy hajdutë të tjerë, Arben Maloku ka marrë 700 milionë euro, Kujtim Qefalia 55 mln euro tendera për familjarët e tij.
A e imagjinoni se sa para ka marrë Erion Veliaj. Ne nuk tërhiqemi pa e çuar Veliajn aty ku e meriton.
Ti vërtetë sot ke halle, por po të bëhet një hetim pasuror ty nga SPAK dhe për familjarët e ty, ti që rrahe gjoksin dhe the se ke punësuar 11700 punonjës. Të gjithë hajdutët janë në bashki.”, tha ai.
PROTESTA TE BASHKIA E TIRANES