Kasmi: Alibeaj do turpërohet me 14 maj! Zero bashki dhe zero anëtarë këshilli bashkiak
Analisti, Bledi Kasmi, i ftuar në "Drejt" tha se PD e Alibeajt do të turpërohet me 14 maj.
Ai shprehu bindjen se nuk do të mund të marrin asnjë bashki dhe asnjë anëtar këshilli bashkiak.
Kasmi: PD dhe demokratët kanë regjimin dhe pengjet e regjimit. Nuk ka dy lloje demokratësh por një lloj, ata që mbushin sheshet plot në protesta, ata që do mbushin nesër stadiumin plot, ata që do fitojnë bashkitë me 14 maj. Nuk ka PD që të përfaqësohet me 7 kandidatë, nuk ka ndodhur as në 1991. Këto janë pengjet e regjimit, veglat e regjimit që nuk kanë asnjë lidhje me PD dhe demokratët, janë aty vetëm për ti shërbyer Ramës, vetëm për të mbajtur regjimin në pushtet. Nuk janë aty për të fituar. Mendoni se nuk ka demokratë Shkodra që të përfaqësojë PD? E dinë shumë mirë që nuk janë demokratë dhe nuk kanë asnjë lidhje me PD. Me 14 maj pengjet do të dalin me zero bashki dhe zero anëtarë të këshillit bashkiak, do turpërohen dhe poshtërohen si vegla dhe pengje të regjimit.