KAS rrëzon PD për Qerim Ismailaj, s'ka hetim ndaj kandidatit të Mallakastrës

KAS rrëzon PD për Qerim Ismailaj, s'ka hetim ndaj kandidatit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike kundër kandidatit soialist për bashkinë e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Burimet zyrtare thanë se KAS shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore të Partisë Demokratike me objekt ndalimin e kandidimit të për kryetar bashkie të Mallakastrës, të shtetasit Qerim Ismailaj, të propozuar nga Partia Socialiste.

Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS me shumicë votash vendosi moskalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 6 muaj burgim Qerim Ismailajn në shkurt të këtij viti për falsifikim të dokumentave, për shkak se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim 3 vjet në Greqi për akte dhune.

Në ankimin e PD-së ndër të tjera thuhej se: “Në bazë të parashikimeve ligjore të mësipërme rezulton që situata juridike e shtetasit Qerim Ismail Ismailaj bie në kushtet e ndalimit të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe më konkretisht të neneve 2 dhe 4 të tij sepse: (i) me Vendimin Nr.11 i datës 02.02.2023 të GJKKO i pandehuri Qerim Ismailaj është dënuar më vendim të formës së prerë me 6 muaj burgim sipas pikës 1 të këtij vendimi për veprën penale "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve" parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal. Siç shihet dhe nga vendimi i gjykatës kjo vepër kryehet vetëm me dashje dhe në këto kushte ky shtetas ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar; (ii) vendimi gjyqesor eshte dhene nga nje autoritet shqiptar; (iii) vendimi eshte i formes se prere duke nisur nga data 29 Mars 2023; (iv) periudha e rehabilitimi prej 2 vjetesh nuk eshte ezauruar dhe sipas ligjit skadon në 29 Mars 2025.”

zgjedhjet e 14 majit kas qerim ismailaj

EMISIONET