"Ju vraftë Zoti!", Vasili: Po të ishte në Romë do shembte edhe Koloseun

"Ju vraftë Zoti!", Vasili: Po të ishte në Romë do

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, përmes rrjeteve sociale deklaron se nëse kryeministri Edi Rama do të ishte në Romë, do shembte edhe Koloseun.

“Qeveria e hajdutëve dhe grabitqarëve të rilindjes nxjerr Vendim Qeverie për ndërtesat mbi 50 vjet.

Sulm i Ramës dhe rilindjes mbi ndërtesat mbi 50-vjeçare vetëm e vetëm për të ndërtuar kulla dhe kulla pa fund.

Të kishin qenë në Itali, Rama me bandën e hajduteve do rrafshonin Romën me gjithë Coloseo, Panteon, San Pietro e me radhë se janë të vjetra me qindra e mijëra vjet.

Hej vandalë kullomanë, se vetëm kulla keni në tru, boll i shkatërruat qytetet shqiptare.

Kujtoni mor të mallkuar se si e gjetët Tiranen dhe ku e degraduat dhe shkatërruat duke mbjellë kulla, që helmuan qytetin dhe shëndetin e njerëzve. E kthyet Tiranën në fjetore monstruoze betoni mor ju vraftë zoti!”, deklaron Petrit Vasili.

petrit vasili edi rama kulla tirana ndërtesat

EMISIONET