"Jam i pashantazhueshëm", Celibashi i përgjigjet akuzave të Bardhit: Gjuhë e papranueshme
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u është përgjigjur akuzave të Gazment Bardhit për mosregjistrimin e PD në zgjedhje.
Ai tha se gjuha e tij është e papranueshme.
Celibashi: Nuk jam i shantazhueshëm por kam gjithë dedikimin për të respektuar ligjin. Zbatimi i ligjit dhe korrektësia në zbatimin e tij ka qenë shtylla kurrizore e performancës time profesionale. Më vjen keq për zotin Bardhi,të them se ka arsye pse ai ligjërisht ai e shikon vendimin tim të pambështetur është komplet e papranueshme gjuha që ai përdor. Si mund të aludojë se e ka marrë në shantazh Celibashi këtë vendim? Si mund ta thotë në mënyrë kaq të papërgjegjshme? Nuk i bën nder atij. Nuk e gjen gjë të thotë që vendimi nuk ëShtë marrë në përputhje me kodin, ligjin zgjedhor apo çfarëdo ligji tjetër.
Të njëjtën përgjigje pati edhe ndaj akuzës së Alibeajt.
Celibashi: Më vjen keq për qasjen e tyre, te unë nuk kanë asnjë efekt.Ajo vendimmarrje është terësisht në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor, e bën të duket sikur ka një gjë e madhe fakti që bëhet fjalë për partinë më të madhe të opozitës. Nuk është problem as KQZ, as komisioneri për situatën juridike në të cilën ajo parti gjendet, kam gjithë keqardhjen për këtë situatë por nuk kam asnjë mundësi për ta zgjidhur nga pikëpamja ligjore.Ta shohin diku tjetër përgjegjësinë por jo të unë. Unë kam pëlqimet e mia politike, nuk diskutohet. Do ishte mashtrim i madh. Votoj dhe unë për një parti politike të caktuar por absolutisht në dallim nga shumë të tjerë në atë çfarë unë duhet të vendos kur kam karrigen e një zyrtari pëcakton vetëm ligji vendimmarrjen time.