"Ishte vallja e lekëve", Berisha ironizon Gjicin dhe Byberin në Kukës: Me 15 maj do themeloni Partinë e Pabesisë

"Ishte vallja e lekëve",  Berisha ironizon Gjicin dhe Byberin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi në Kukës turin elektoral për zgjedhjet vendore të 14 Majit. 

Duke kërkuar votat për kandidatin e koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", Admir Sinamati, Berisha tha se vota e 14 Majit është votë misionare për të rivendosur pluralizmin në Shqipëri. 

Berisha sulmoi edhe kryebashkiakët e Kukësuit dhe Tropojës të cilët kërkojnë një tjetër mandat në krye të bashkive.

"Vjen këtu dhe hedh valle, merr Safetin dhe Rexhën të kërcejnë. Ja thashë dhe në Tropojë, po ja them Safetit dhe këtu. Ai nuk ishte kcimi i Tropojës, ishte vallja e lekëve. Vetëm vallen e lekëve mund të kërcejnë këta, asnjë valle tjetër. Safet, në këtë kontekst me ty dhe Rexhën kam një fjalë të veçantë. Të dy ju me me 15 maj do të themeloni Partinë e Pabesisë. Asgjë të përbashkët nuk keni ju me asnjë socialist, asnjë demokrat, asnjë të pa parti. Ju thjesht jeni vegla të Edi Ramës, i shërbyet atij kundër intersave themelore të komuniteteve që përfaqësoni. Është e gjatë data 14 për t'ju larguar ju."

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET