Ish-ministrja Karabina: Arsimi në emergjencë, duhet të merre përgjegjësitë

Ish-ministrja e Arsimit Mirela Karabina tashmë Zëdhënëse e Partisë Demokratike e ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai deklaroi se arsimi duhet të shihet me prioritet.

Gjatë fjalës së saj ajo tha se nëse nuk shihet si prioritet, atëherë braktisja e vendit nga të rinjtë do vijë e të thellohet.

“Nëse nuk do të shpallet prioritet dhe emergjencë kombëtare arsimi ne do të vijmë çdo vit çdo muaj drejt largimit.

Për këtë situatë ka përgjegjësi të gjithë ato që kanë pasur në dorë politikat.Dikush duhet të marrë përgjegjësinë për çuarjen e arsimit në këto nivele”, u shpreh Mirela Karabina.

 

sonila musai mirela karabina

EMISIONET