Inkriminimi i shtetit, Hoxha: Shqipëria në emergjencë kombëtare. E pamundur të rrëzohet banda në pushtet pa ndihmën e partnerëve
Lisandër Hoxha nga studioja e lajmeve në “Ora News” deklaroi se opozita nuk mund të shkojë në zgjedhje në vitin 2025, nëse do të mbahen, pa futur më parë Edi Ramën në burg.
Hoxha u shpreh se vendi është zhytur në krizë të thellë politike dhe ekonomike.
“Edi Rama është njeriu që ka shkatërruar Republikën e Shqipërisë.
I vodhi zgjedhjet me ligj dhe pa ligj, me banda dhe pa banda. I bleu votat edhe përmes vendimit të paligjshëm dhe në shkelje të hapur të çdo norme zgjedhore duke indeksuar pensionet për 600 mijë pensionistë, dhe duke rritur ndihmën sociale vetëm dy javë para zgjedhjeve.
Dhe kjo është blerja e votave me ligj në shkelje të ligjit. ta bënte një ditë pas zgjedhjeve do të ishte normale.
Përgjimet e dosjes franceze, kanë dëshmuar qartë lidhjet e krimit me shtetin dhe krerë të lartë të policisë dhe qeverisë.
Ne do të kërkojmë ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, pasi ne e kemi shumë të vështirë për të përmbysur një bandë pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.
Rreziku kryesor i ekonomisë shqiptare është largimi i të rinjve.
Prandaj Shqipëria është në një emergjencë të madhe kombëtare, edhe për sa i përket demokracisë”, deklaroi ndër të tjera anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së së grupimit të “Rithemelimit”, Lisandër Hoxha.