Ilir Meta: Në fushatë jo vetëm për të denoncuar, por edhe për të ofruar zgjidhje konkrete
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet se partia që ai drejton ndodhet në këtë fushatë për zgjedhjet vendore të 14 majit, jo thjesht për të denoncuar, por për të ofruar zgjidhje konkrete për shqiptarët.
“Ne jemi në këtë fushatë jo thjesht për të denoncuar, por për të ofruar zgjidhje konkrete për shqiptarët.
Partia e Lirisë gjithmonë është dalluar për zgjidhjet ekonomike që ofron, që mbron interesat e qytetarëve në radhë të parë, por edhe interesat e sipërmarrësve të ndershëm.
Ne nuk kemi zgjedhur propagandën, por aksionet dhe zgjidhjet konkrete. Fokusi ynë ka qenë dhe mbetet lufta kundër shpopullimit dhe ne do të bëjmë gjithçka që të rinjtë tanë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Bashkë Fitojmë!”, shprehet kreu i PL-së, Ilir Meta.