I kujt është faji për humbjen? Goci: "BF" ndoshta s'ka qenë gjëja më e mirë, nuk dihet çfarë fytyre e identiteti ka

Pedagogu Ervin Goci në "Ora e Betit" në RTV Ora u shpreh se bashkimi i PD dhe PL mund të mos ishte zgjidhja më e mirë për zgjedhje pasi ka shkaktuar një konfuzion në koalicionin e krijuar.

Ai shprehet se ky bashkim nuk dihet se çfarë është e çfarë identiteti ka, edhe pse të dyja partitë por sidomos PD është në një krizë ekzistenciale.

"PD është një parti me identitet, që ka një të shkuar, ka një trashëgimi. Për mua bahskimi me LSI nuk e di a ka qënë gjëja më e mirë. E kuptoj që është një gjendje e jashtëzakonshme, e kuptoj që do të krijojë një front. Tani nuk merren vesh ca janë. Çafër është Bashkë Fitojmë? Është një front, një ambalazh që nuk e di njeri çfarë fytyre ka. Për mua kriza është ekzisetnciale dhe krizën e ka madhore sidomos PD. Po flas për krizë drejt zhdukjes," tha ai.

 

EMISIONET