Alibeaj dha dorëheqjen, Harxhi: Thirrja ime t'i japim fund kësaj farse, po e lëmë vendin pa opozitë

Anëtarja e kryesisë së PD Edit Harxhi në një lidhje për RTV Ora në "Ora e Betit" u shpreh se  ajo çfarë po i shqetëson sot demokratët është se çfarë po ndodh në Tiranë dhe në selinë e PD.

Pas dorëhqjes së Alibeajt nga të gjitha postet e tij në PD, Harxhi u shpreh se tashmë thirrjen e ka për deputetë të tjerë të partisë si Tabaku e Bardhi për ti dhënë fund situatës pasi vendi po mbetet pa opozitë.

"Demokratët në terren bashkëpunojnë, janë fare normal. Ajo çfarë i shqetësion më shumë ata është ajo që po ndodh lart thonë ata, në Tiranë. Ju lart duhet ta zgjidhni. Normalisht partia nuk duhet të jetë, ju lart e ju poshtë por kshu ka ardhur në mënyrë të njëtrajtshme në PD vitet e fundit.

Thirrja ime sot ishte për ata që mund të dëgjojnë dhe arsyetojnë si Tabaku, Bardhi dhe disa deputetë të tjerë aty që do të duhet ti japim fund kësaj farse sepse po e lejmë Shqipërinë pa opozitë me këtë," tha ajo.

EMISIONET