Hidhet shorti në KQZ mes PL dhe PDIU, “Bashkë Fitojmë” pa numërues votash në gjysmën e vendit
Në ndarjen e anëtarëve të Qendrave të Votimit, koalicioni Bashkë Fitojmë do të jetë pa përfaqësues në gjysmën e tyre. KQZ i ka ndarë komisionet mes Partisë së Lirisë dhe PDIU. Po ashtu në mbledhje u kërkua që socialistët të heqin nga ambientet publike banerat ku paraqitet foto e Metës dhe Berishës.
Koalicioni Berisha-Meta do të jenë pa numërues votash në gjysmën e vendit.
KQZ ka hedhur shortin për ndarjen përfundimtare në Qendrat e Votimit dhe KZAZ, ku në radhët e opozitës përfshihet dhe PDIU.
Celibashi: PL në tavolinat me numër tek në KZAZ, PDIU në tavolinat me numër çift.
Nga 7 anëtarët e komisioneve, dy do të jenë të socialistëve po aq i kanë demokratët e Alibeajt, dhe nga mazhoranca shtohet një për PSD.
Në mbledhjen e Komisionit të Zgjedhjeve pas raportimeve të KRIK u vendos të hiqen banerat e socialistëve.
Po ashtu masa u morën dhe për zhvillimin e aktiviteteve në ambiente që ndalohen sipas kodit elektoral.