Hasimja: Roli i Ambasadës së SHBA në Shqipëri nuk është i zakonshëm në një vend normal, por e kërkojmë vetë

Hasimja: Roli i Ambasadës së SHBA në Shqipëri nuk

Politologu Ermal Hasimja thotë se Berisha është në drejtën e tij ligjore dhe kushtetuese të angazhohet politikisht, qoftë edhe si kryetar i një partie.

Në "Ora e Betit" ai tha se roli i Ambasadës së SHBA në Shqipëri nuk është një rol i zakonshëm në një vend normal porse jemi vetë ne që e kërkojmë.

Hasimja: Berisha është në të drejtën e tij ligjore kushtetuese që të angazhohet politikisht, përfshirë dhe në krye të një partie dhe gjithçka tjetër që i lejon ligji dhe Kushtetuta. Sa i përket rolit të Ambasadës së SHBA në Shqipëri nuk është një rol i zakonshëm në një vend normal. Nuk mund ta mendojmë se Ambasadori amerikan do të ndërhynte në këtë mënyrë në Francë apo Gjermani. Ndërhyn në Shqipëri. Jo vetëm u detyrohemi SHBA shumë por jemi dhe ne vetë që kërkojmë ndikimin e SHBA këtu në Shqipëri sepse nuk kemi besim në institucionet tona. Ka një faktor që është shtuar së fundmi në favor të Berishës, me daljen  e historisë së McGonigal ne mund ta shohim aspektin e prezencës amerikane në Shqipëri si mundësisht problematike.

EMISIONET