Hajdari: Qeveria Rama e ka mbyllur kapitullin e saj, opozita duhet të kapë momentin

"Pashë një pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe është një sipar i mirë për këtë aksion".

Kështu e përshkroi protestën e sotme të opozitës deputetja demokrate Rudina Hajdari në një intervistë për Rtv Ora.

Poll

Hajdari: Edhe pse është janar, ditë të fohta, qytetarët shqiptarë ju përgjigjën opozitës dhe ju bashkuan në shesh. Do të ketë një zinxhir protestash, sot ishte hapja e aksionit opozitar në lidhje me gjithë aferat skandaloze të qeverisë. Kapakun i vuri afera e fundit Rama-McGonigal. Të gjitha aksionet politike do të kurorëzohen me fitoren e opozitës me 14 maj.

Hajdari tha se qeveria Rama e ka mbyllur kapitullin e saj dhe se opozita duhet të kapë momentin për të sfiduar kryeministrin.

Hajdari: Situata në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Mendoj se qeveria Rama e ka mbyllur kapitullin e saj, është totalisht e konsumuar dhe arrogante dhe nuk e përfaqëson më popullin shqiptar. Duhet patjetër të kapim momentin dhe të bëhemi të gjithë bashkë për të sfiduar Edi Ramën në pikën e tij më të dobët dhe më të tmerrshme që ka qenë ndonjëherë. Përballë këtij realiteti e ke situatën shumë të favorshme si opozitë për të ecur dhe për të triumfuar.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

protesta e opozites rudina hajdari

EMISIONET