Goxhaj: Kjo fushatë është kriza e kësaj klase politike, ka skaduar!
Avokati, Altin Goxhaj, i ftuar në "Ora e Betit" thotë se kjo fushatë zgjedhore ashtu siç ka nisur tallava edhe do të përfundojë.
Goxhaj: Kjo fushatë tallava kështu do të përfundojë. Është një fushatë që është mënyra më e mirë për të prezantuar atë që po bëjnë. Muzika që përdor Rama është pak andej nga India sepse ky do jetë elektorati i ardhshëm shqiptar. Shqiptarët po ikin. Në vend që fushata të përqëndrohej në një front të përbashkët të të gjitha palëve për të hequr qafe shtabet ushtarake, shtabet e luftës, së të 61 bashkive që kanë në plan të shpopullojnë këtë popullsi që ka mbetur. Gjithë kjo luftë u bë e ke vulën se ke vulën. Kjo fushatë është kriza e kësaj klase politike, kjo klasë politike ka skaduar. Nuk mund të ketë rehabilitim pas zgjedhjeve.