Gjyqi për Vulën e PD-së, Gjokutaj: Apeli duhet të konstatojë mungesën e legjitimimit aktiv të ankuesit

Gjyqi për Vulën e PD-së, Gjokutaj: Apeli duhet të

Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor që po zhvillohet lidhur me faktin se kush do ta ketë Vulën e Partisë Demokratike, grupi i Alibeajt apo ai i Berishës.

Në një reagim në rretjet sociale, Gjokutaj thotë se nesër nëse do të ishte avokat i çështjes për Statutin e Rithemelimit në Gjykatën e Apelit në kërkesat paraprake do të kërkoja konstatimin e mungesës së legjitimimit aktiv të ankuesit, pra të Enkelejd Alibeajt.

“Nëse nesër do të isha Avokat i çështjes për Statutin e Rithemelimit në Gjykatën e Apelit në kërkesat paraprake do të kërkoja konstatimin e mungesës së legjitimimit aktiv të ankuesit!

Nëse Gjykata nuk do të shprehej me vendim në lidhje me këtë kërkesë me arsyetimin se do të shprehemi me vendimin përfundimtar, atëherë ata gjyqtarë duhen përjashtuar për njëanshmëri dhe paragjykim!

Sepse një Gjykatë që konstaton dhe bindet se ankuesi nuk legjitimohet për t’u ankuar është antiligjore, jo serioze, madje qesharake, të vazhdojë gjyqin dhe të shqyrtojë arsyet e ankimit të tij (ankuesit)!

Kur e pyetën dikë se përse nuk binte kambana në fshat, ai u shpreh se kishte 100 arsye! Kur i kërkuan t’ju thoshte arsyet, ai filloi…..e para nuk kemi kambanë, e dyta…boll i thane këta që pyeten se nuk na duhen arsyet e tjera!

Kështu është edhe puna e gjyqit nesër!

Zoti e ruajtë Gjykatën nga magjitë dhe yshtjet e djallit politik!

Ligji mbretëroftë e u ultë këmbëkryq në atë sallë!

Ashtu qoftë!”, shprehet në reagimin e tij avokati Genci Gjokutaj.

berisha pd alibeaj genc gjokutaj vula e pd gjyqi per uck

EMISIONET