Gjokutaj: Edhe sikur t’i përjashtojë të gjithë, Kuvendi do të mblidhet dhe do t’u kthejë përgjigje të përjashtuarve

Gjokutaj: Edhe sikur t’i përjashtojë të gjithë,

Deputetët e opozitës në disa seanca radhazi kanë kërkuar ballafaqimin e kryeministrit Edi Rama me pyetjet e tyre për lidhjet me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, por janë penalizuar me masa disiplinore.

Me iniciativën e socialistëve, Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën vendosi të martën të përjashtojë nga punimet e Kuvendit për 8 deputetë të Partisë Demokratike, duke e çuar në 23 deputetë të përjashtuar prej muaji kur në vendin tonë shpërtheu ai që njihet si skandali i arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe avokati i njohur Genc Gjokutaj, i cili përmes rrjeteve sociale thekson se dhe kur të përjashtohet edhe opozitari i fundit i vërtetë, Parlamenti do të mblidhet e të sqarojë të gjitha pikëpyetjet që ngrejnë të përjashtuarit që nga inceneratorët, spiunët e deri tek floriri i Zogut e McGonigall!

“Dhe kur të përjashtohet edhe opozitari i fundit i vërtetë, Parlamenti do të mblidhet e të sqarojë të gjitha pikëpyetjet që ngrejnë të përjashtuarit që nga inceneratorët, spiunët e deri tek floriri i Zogut e McGonigall!

Jepi shkelm Europës,

Si den baba den

Shqipëri moj k…..rve

Më bërë verem….tha poeti!

Bahçe me lule, thotë ky tjetri! Ec e gjeje, apo merr e zgjidh?!”, shprehet Gjokutaj.

charles mcgonigal opozita edi rama kuvendi genc gjokutaj

EMISIONET