Gara për Tiranën/ Noka: Primarë janë kandidatët brenda PD-së, nuk kemi vijë të kuqe

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka folur për takimet që do të zhvillohen për përzgjedhjen e kandidatit për garën për Bashkinë e Tiranës.

Në një prononcim për mediat, Noka theksoi se primarë janë kandidatët brenda PD-së, ndërsa nënvizoi se nuk ka vijë të kuqe dhe se do të jenë të hapur për bisedime edhe me partitë e tjera opozitare.

“Primarë janë kandidatët brenda PD-së. Për partitë nuk kemi vijë të kuqe. Jemi të hapur për çdo diskutim”, tha ndër të tjera Flamur Noka.

EMISIONET