Gara për Tiranën, Këlliçi fton kundërshtarin politik në një debat bilancesh dhe vizioni për qytetin

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i ftuar në "Ora e Betit" ftoi edhe njëherë kundërsjhtarin e tij politik në një debat bilancesh dhe vizioni për drejtimin e kryeqytetit.

Këlliçi: 7.5 milion metër katrorë beton, leje ndërtimi. Ende nuk kam dëgjuar ndonjë premtim nga kundërshtari përballë. Shfrytëzoj rastin ta ftoj në një debat për të bërë një bilanc. Ai duhet të ishte më i zellshmi për të ardhur në një debat përballë meje. Jo vetëm për bilancin por edhe për notat tona brenda dhe jashtë Shqipërisë. Diplomat tona me apo pa vula, origjinale apo false. Të gjithë do ta kenë autobusin pa pagesë.

Këlliçi foli edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar duke deklaruar se do të ndërtohet ashtu siç ishte dhe aty ku ishte.

Këlliçi: Është premtim që dio ta bëj realitet. Do ta pengoj atë projekt që ka nisur qeveria qëndrore.

ora e betit zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET