Gara për Durrësin, Igli Cara në Manëz: Pasojat e tërmetit të pranishme edhe pas 4 vitesh

Gara për Durrësin, Igli Cara në Manëz: Pasojat e

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit Igli Cara në takimin e tij të radhës është ndalur më Manëz, ku edhe është njohur me problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Igli Cara thekson se mungesa e investimeve në atë zonë ka ndikuar në thellimin e problematikeve.

Ai vendos fokusin tek pasojat e tërmetit të cilat janë dukshëm të pranishme edhe pas katër viteve.

"Mungesa e investimeve në njësitë administrative ka ndikuar në thellimin e problematikave në këto zona.

Në Manëz pasojat e tërmetit janë të pranishme edhe katër vite më pas; infrastruktura është jashtë vëmendjes së Bashkisë së Durrësit, ndërsa uji në rubinet mungon me ditë të tëra.

Rikthimi i shërbimeve për banorët e Manzës është hapi i parë konkret, për t’i ardhur në ndihmë këtyre banorëve, që do të shoqërohet me investime në çdo drejtim.

Në 14 Maj bashkë bëjmë ndryshimin!", shprehet Igli Cara.

durrësi igli cara manëz

EMISIONET