Fushatë me zero karbon, Rama: Në prill do mbjellim fidanë, dy javët e fundit fushatë
Partia Socialiste planifikon të bëjë vetëm dy javë fushatë për zgjedhjet e 14 majit.
Kryeministri Rama tha se paratë e dy javëve të prillit do të shkojnë për mbjelljen e fidanëve.
Rama: Jemi para zgjedhjeve, shumë shpejt. Do të marrim vendim duke qenë se gjysma e fushatës sonë përkon me periudhën e fundit të mbjelljeve të gjitha takimet tona, mitingjet tona do të jenë për mbjelljen dhe paratë e fushatave do të shkojnë për mbjelljet. Kjo fushatë do të jetë me zero karbon për gjysmën e saj. Pastaj do të bëjmë gjysmën tjetër.
Duke qenë se fushata fillon me 14 prill dhe mbaron në 14 maj por nga 14 prilli deri në fund të prillit është koha e fundit për të mbjellë fidanë, paratë e fushatës për regji, podiume, mikrofona, ndotje akustike do ti vëmë në dispozicion të blerjes dhe mbjelljes së fidanëve. Dy javët e fundit do të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë. Mbase do ta marrin edhe vendet e Europës këtë model, që gjysmën e fushatës ta bëjnë me zero karbon.
Deklarata e Ramës u bë në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, që po mbahet për herë të parë në Ballkan.
Konventa filloi sot me pjesëmarrës nga 38 vende të botës, që do të jenë pjesë e një platforme diskutimi 3-ditor si një promovim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë.