FOTOLAJM/ Fredi Beleri sot në Gjykatën e Vlorës, u la në burg
Ora News siguron foton e Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë e Himarës, në seancën e sotme në gjykatën e Vlorës ku u vendos të mbahej në burg deri në përfundim të procesit ndaj tij.
Gjykata vendosi të miratojë kërkesën e prokurorisë pas një séance që zgjati përreth një ore.
Ai ka mbërri në Gjykatën e Vlorës nën masat e policisë ndërsa akuzohet për shkelje të kodit zgjedhor, pasi dyshohet se do të ofronte para në këmbim të votave.
Një prej agjentëve të policisë i infiltruar ka bisduar me stafin e tij për të marrë 40 mijë lekë në këmbim të tetë votave në Himarë. Pikërisht 15 minuta pas mesatës së të enjtes ai u ndalua në ambientet e restorantit të tij ndërsa urdhëri iu dha në komisariatin e Vlorës.
Avokati i Belerit ka kundërshtuar akuzën.
Fredi Beleri gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore nuk ka pranuar akuzën, duke u shfajësuar se ka qënë në gjëndje të dehur dhe nuk mbante mend te gjitha bisedat që ka kryer atë ditë.
Sipas tij ai ka qenë me bashkëpunëtorët dhe se lekët nuk i ka pasur për të blerë vota. "Gjithçka është përdorur dhe interpretuar politikisht."
Nga ana tjetër ndalimi ka sjellë dhe reagimin e Greqisë që ka kërkuar lirimin ose prova të forta që e implikojnë kandidatin e Himarës në këtë çështje.