Flutura Açka në mbledhjen e grupin e PD: Kandidatët e Primareve në "kurth", t'i ndihmojmë

Flutura Açka në mbledhjen e grupin e PD: Kandidatët e Primareve

Deputetja e PD-së Flutura Açka mendon se duhet t'u jepet një shans kandidatëve të Primareve.

Qëndrimin e ka bërë të ditur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD të thirrur nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj.

Açka ka deklaruar se shumë prej atyre kandidatëve ndjehen të zënë në kurth, ndërsa ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka qenë ai që ka ndau demokratët.

Flutura Açka: Unë do të trishtohesha t’i shihja te theren demokratët me te cilet kam punuar dhe qe i ndau Berisha, por do te respektoj vendimet qe do te merren, edhe sikur te kem bindje tjeter, pasi demokratët jane me te rendesishem. Kështu ndihmojme edhe kandidatet e Rithemelimit, te cilet nuk dalin dot nga rrethi vicioz ku kane hyre, pasi zemra dhe dinjiteti i tyre eshte PD, por fati dhe bindja, fetishi a kushedi c’arsye nuk i le të dalin nga rreshtorja per te mbrojtur partine e tyre.

Unë kam folur me shume prej tyre dhe ia shoh plagen qe kane, por jane në kurth, nje kürth i shemtuar politik, ku në fakt ka hyrë cdo demokrat. Ne, qofte edhe duke marre barren e “te pamundurve” duhet ta ruajme PD nga mbrapshtia dhe skizma qe po gatuhet prej muajsh. Nuk eshte paaftesi por qendrim i paster politik në mbrojtje te PD-s’e, te Opozitës dhe te mos i japim regjimit skenarin e fitores me sytë e mbyllur prej skizmë sone, në te cilën regjimi ka pjesen e vet te kontributit malinj.

Por nuk ka turp me te madh politik s’e te cosh te djathtet, te kandidojne majtas, militantet e djathte te duartrokasin te majten dhe votuesit e djathte te votoj në majtas. Kjo eshte tradhtia me e madhe qe i bëhet s’e djathtas në keta 30 vjet dhe vjen pikerisht nga nje pjesë e themeluesve te se djathtes.

EMISIONET