Çfarë fshihet pas paktit? Myzyraj: Amnistia është mbyllur, të enjten miratohet. Boçi: S’është ligj me karakter politik
Rikthimi në normalitet i jetës parlamentare si pjesë e marrëveshjes së madhe mes Partisë Socialiste dhe Opozitës së kryesuar nga grupimi i PD-së që njihet dhe si Rithemelimi ka shkaktuar debate në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”.
Kjo pasi fillimisht ishte gazetari Isa Myzyraj i cili provokoi debatin ndërsa theksoi se si kuadër të zbatimit të marrëveshjes palët janë dakordësuar mes tyre për miratimin në Kuvend të projektligjit të Amnistisë Penale.
“Kam përshtypjen që nesër në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së do të flitet edhe për çështjen e Amnistisë. Dhe nga informacionet që unë kam është që kjo është mbyllur si çështje.
Ku PS-ja është tërhequr nga versioni i saj për të amnistuar zyrtarët e lartë, ndërsa PD-ja ka përfshirë amnistimin e atyre të dënuarve për çështjen e pronës dhe për goditje për shkak të detyrës, ku mund të përfitojnë të gjithë protestuesit e 8 janarit, dhe ky ka qenë pakti dhe të enjten votohet amnistia”, theksoi gazetari Myzyraj.
Por një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga deputeti demokrat Luçiano Boçi.
“Nuk është ligj me karakter politik, pasi në këtë rast nuk është marrëveshje, por unë them që është një vendimmarrje e grupit parlamentar. Dhe nuk mund të mblidhet Kryesia për Amnistia.
Pika më e nxehtë është ajo që nuk mund të amnistohen ata që janë dënuar me vendim të GJKKO-së”, theksoi Luçiano Boçi.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË