Çështja McGonigal, Berisha: Rama është nën hetim, 3 marsi është një ditë e jashtëzakonshme, protesta dhe fushatë kudo

Çështja McGonigal, Berisha:  Rama është nën hetim, 3

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një mbledhje të zhvilluar sot me Këshillin Kombëtar foli për revolucionin e PD-së dhe për çështjen “McGonigal”.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama ‘është në hetim që do të zhvillohet dhe se do ta ndjekë gjithë jetën”. Sakaq, tha se thirrja për protestë nuk është partiake por vendimtare për shqiptarët dhe Shqipërinë.

"Ne kemi një shans historik për tu angazhuar në debatin më pozitiv, më fisnik, më të çmuar me çdo shqiptar. Kjo kërkon që ne të pranojmë sakrificën e misionarit. Kjo kërkon që ne të jemi të sigurtë në forcën e idealeve tona. Kjo kërkon që ne të kemi besim të palëkundur se, guximtarët fitojnë gjithmonë dhe ne duhet të guxojmë sado të vështira të na duken detyrat, sado e vështirë të na duket misioni. Ne nuk duhet ti lejojmë kurrë vetes të fajësojmë të tjerët, të fajësojmë qytetarët.

Para se të fajësosh qytetarët, fajëso veten tënde që për kauzën e drejtë që po mbron, nuk arrin ta bindësh. Gjej mënyrën, gjej çelësin se si të ja servirësh se nuk ka shqiptar që do që Shqipëria të shkretohet në këtë mënyrë, askush nuk do. Nuk ka shqiptar që do që ai të vidhet në këtë mënyrë. Ndaj dhe hymë në një fazë të re, në një fazë në të cilën ne do të arrijmë fitore vendimtare ndaj këtij regjimi. Nuk duhet të dekurajohemi, nuk duhet të pranojnë për asnjë rast të tërhiqemi. Mendoni për një moment, çfarë diktature përjetojnë sot qytetarët shqiptarë nga mashtrimi dhe relativizmi. Mendojeni pak, për ti thënë vetes se sa herë, sa jetike është që çdo demokrat të ulet me çdo shqiptare e çdo shqiptar.

Mediat sot për shkak të kontrollit të pamëshirë të qeverisë mbi pronarët, ushtrojnë atë të cilën dikur i pavdekshmi, Papa Benedikti i 16 e quajti diktatura e realivizmit.
A është në hetim Edi Rama, apo nuk është në hetim Edi Rama? Po ju jap vetëm këtë shembull shqiptarëve, në një kohë kur vendimi i gjykatës Amerikane thotë se është në hetim, e keni vënë re ju se në shumicën e ekraneve, është në hetim, nuk është në hetim. Mora një shembull që është në hetim me gjithçka të tij, e që ai hetim do ta ndjekë gjithë jetën e që ai hetim do të zhvillohet edhe në Shqipëri dhe nuk ka ku të shkojë, sepse këta mafiozë hapën në Tiranë biznesin e ‘black listimit’.

A e dini ju që McGonigal me asistentët e tij mafiozë, Dorian Duçka dhe Agron Neza kalonin nga restoranti në restorant dhe kapnin biznesmenët nëpër tavolina, hajde pak njëherë se më duket ke diçka. Absolutisht, është e vërtetë. Gjer në këtë shkallë degradoi. Por në cilin vend të botës nuk ndiqen këta, përveç se në shtetin mafioz të Edi Ramës, këta gjobëvënës të pafytyrë. Absolutisht. Nuk ishin vetëm ata, nuk ishin pa mbështetje ata", deklaroi Berisha.

Ne vijim, kryedemokrati theksoi se 3 marsi është një ditë e jashtëzakonshme, një ditë në të cilën shqiptarët do të shprehin shpirtin e protestës.

"Çfarë e shtynte zonjën Yuri Kim ti bënte simpati në Instagram Dorian Duçkës, a mund të na thotë pak zonja. Po, po. Në vend se të njoftonte vendin e vet, se këta mafiozë po shkelmojnë çdo gjë, Duçka u nxirrte ndjekësen VIP. Pra Edi Rama nuk shpëton dhe nuk do të shpëtojë. Shqiptarëve u janë vendosur gjoba shumëmilionëshe. Ai mori peng një njeri, apo dy njerëz, por nuk mori peng asnjërin prej jush, asnjërin prej qindra e mijërave anëtarë, simpatizantë të PD-së. Ndaj dhe ne do të ecim të vendosur në këtë revolucion për të përmbysur këtë regjim.

Në këtë kontekst, 3 marsi është një ditë e jashtëzakonshme, një ditë në të cilën demokratët e demokratet, qytetarët e Tiranës para së gjithash dhe qytetarët e mbarë Shqipërisë do të shprehin revoltën, do të shprehin shpirtin e protestës. Ndaj kujt? Ndaj Edi Ramës, ndaj këtij armiku të egër të pluralizmit, të shtetit ligjor, të qenies shqiptare. Rëndësi të jashtëzakonshme ka, që nga dita e nesërme të shpërndajë në çdo bllok, në çdo lagje, në çdo degë, në çdo seksion, për një protestë të paparë ndonjëherë. Protesta do të bëhen dhe vazhdojnë para parlamentit. Protestat do të mbahen kudo, por asgjë nuk do të na pengojë ne për t'u krijuar mbështetjen më të madhe, më të paprecedentë ndonjëherë, kandidatëve tanë. Kjo nuk mund të ketë asnjë ekuivok. Besimi është shumë i madh tek ju. Besimi im është shumë i madh tek anëtarët, simpatizantë dhe mbështetësit tanë. Ju siguroj se fuqia e gjithsecilit prej jush, sot është më e madhe se kurrë në ekzistencën tuaj. Sot formimi juaj politik, vizioni juaj politik është më i kthjellët si asnjëherë më parë. Ndaj ta vazhdojmë këtë betejë, të sigurtë në fitoren tonë, fitoren e merituar, fitoren e shqiptarëve", u shpreh Sali Berisha.

charles mcgonigal zgjedhjet e 14 majit protesta mcgonigal sali berisha partia demokratike protesta

EMISIONET